Në vendkalimet kufitare së paku pritet nga gjysëm ore

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare së paku pritet nga gjysëm ore

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 11:03

Në vendkalimet kufitare Bogorodica dhe Tabanoc pritet së paku rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare edhe përskaj frekuencës, nuk ka vonesa më të mëdha për hyrje dhe dalje nga Maqedonia. Ky informacion, sipas Auto Moto Lidhja e Maqedonisë (AMLM), ka të bëjë vetëm në anën e Maqedonisë të vendkalimeve kufitare.

Nuk dihet se sa pritet saktë në vendkalimin kufitar nga ana e Greqisë. Por, sipas dëshmive të qytetarëve të cilët kanë udhëtuar gjatë vikenbdinit në bregdetin grek, thuhet se pritet edhe nga dy orë. Vala e madhe në vendkalimin kufitar pritet sonte kur edhe kthehen turistët nga vendi të cilët ishin për vikend në Greqi.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Apelohet për vozitje të kujdes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat