Vaknin: Prej ku i ka 10 miliardë denarë Stavrevski për ta rritur buxhetin?!

Maqedonia

Vaknin: Prej ku i ka 10 miliardë denarë Stavrevski për ta rritur buxhetin?!

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 00:17

Analisti i mirënjohur për Ballkanin dhe Maqedoninë, Sem Vaknin në një kolumnë të tij shkruan për paqartësitë rreth buxhetit të Maqedonisë.

"Ministri i financave të Maqedonisë, Zoran Stavrevski në Parlament e ka paraqitur rebalancin e buxhetit ose thënë ndryshe plotësimin e tij. Ai me krenari pretendon se të ardhurat e buxhetit prej të gjitha burimeve janë rritur për 14%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ai atë e ka sqaruar duke e potencuar se pagesa e taksave është rritur për 6%. Ka katër burime të mundshme për rritje aq të shpejtë të të ardhurave nga taksat.

I pari është inflacioni. Kur çmimet e mallrave dhe shërbimeve rriten, të ardhurat nga taksat prej shitjes gjithashtu rriten. Për shembull, tatimi për prodhim bruto vendor (PBV). Të ardhurat nga taksa prej tatimit bruto vendor nga mallrat dhe shërbimet të cilave çmime janë rritur dhe vazhdojnë të rriten.

Por kjo nuk është sqarim. Në Maqedoni nuk ka inflacion. Vitin e kaluar në të vërtetë ka pasur inflacion negativ, ose ekonomikisht e thënë, deflacion.

Burimi i dytë i mundshëm është rritja ekonomike. Ashtu siç rritet ekonomia, më shumë mallra dhe shërbime edhe më shumë produkte prodhohen. Kur prodhohet më shumë, atëherë ka gjithnjë e më shumë të ardhura tatimore. Ky mund të jetë sqarimi i Stavrevskit i cili ka ardhur deri në 10 miliard denarë, por edhe ky nuk është sqarim i mirë. Ekonomia e Maqedonisë nuk është në rritje. Në të vërtetë ajo është e ngadalësuar.

Në fillim të vitit, të gjithë pretenduan se ekonomia e Maqedonisë do të rritet për 4%. Pastaj e korrigjuan këtë numër dhe thanë se ajo do të rritet për 3.5%. Në të vërtetë rritja ekonomike sot është 3.2%. Shumë pjesë të kësaj rritjeje janë iluzion optik. Shumë pjesë të rritjes së ekonomisë janë rezultat i harxhimeve qeveritare. Nëse shihet në sektorin privat, nuk ka absolutisht asnjëfarë rritjeje.

Prodhimi industrial, krahasuar me vitin e kaluar, është në rritje për 0.8% me fjalë të tjera, nuk është ndryshuar. Eksporti dhe importi, tregtia e jashtme e Maqedonisë, gjithashtu e pandryshueshme. Kështu që ndoshta DAP-i ose taksamarrësit qeveritar, janë bërë më efikas gjatë mbledhjes së taksave. Por edhe ajo nuk është ashtu. Sipas raportit të MMF-së, pagimi i taksave në Maqedoni nuk është efikase. Madje implementimi i atij mekanizmi nëse krahasojmë, na kthen në vitin e kaluar" shkruan Sem Vaknin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat