LASH: kërkojmë këshill amë për universitetin e ri shqiptar në Shkup

Maqedonia

LASH: kërkojmë këshill amë për universitetin e ri shqiptar në Shkup

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 23:30

Lidhja e arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni përkrah iniciativën për themelimin e Universitetit shqiptar në Shkup, pa marrë parasysh se kush e inicion, dhe kërkon formimin e këshillit amë për themelimin e Universitetit të ri shqiptar në Shkup.

“Në trojet shqiptare, në çdo qytet me mbi 70.000 banorë kemi Universitete shtetërore në gjuhën shqipe, përveç Shkupit. Edhe maqedonasit kanë disa universitete shtetërore. Kemi edhe shumë arsye tjera që nuk do tua themi ne këtë iniciativë , por kërkojmë që në shtator të mbahet debat publik, me pjesëmarrje të të gjithë faktorëve relevantë që mund të japin kontribut ,e në veçanti akademikët tanë.” thuhet në kumtesën e LASH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat