‘Vrasjet’, MPB-ja e pasuksesshme në kapjen e autorëve të krimit?!

Maqedonia

‘Vrasjet’, MPB-ja e pasuksesshme në kapjen e autorëve të krimit?!

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:07

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të arsyetohet para mediave, se gjoja vazhdon hetimin e rasteve që tronditën së fundmi vendin, por ende nuk kanë zbuluar e aq më pak, të kenë kapur autorët. Të vetmet vrasje që zgjidhen, janë ato kur vetë autorët e krimit dorëzohen. Zëdhënësi Ivo Koteveski përsëriti edhe një herë se hetimet për vrasjet e fundit, atë në lagjen Kozle, në Kumanovë apo në Gostivar, po vazhdojnë.

“Lidhur me rastin në Gostivar hetimet vazhdojnë. Po punohet në gjetjen e trajektores prej nga është gjuajtur plumbi, eventualisht edhe identifikimin e personit ose personave që kanë gjuajtur, prej nga humbi jetën fëmija 10 vjeçar. Lidhur me vrasjen e dyfishtë në Shkup, MPB-ja po vazhdon dokumentimin e rastit. Janë siguruar shumë gjurmë, për momentin po kryhet ekspertizë ndaj gjithë materialit që është marrë nga vendi i ngjarjes duke përfshirë edhe telefonat celularë të personave të vrarë dhe mikpritësve. Jemi në komunikim edhe me kolegët nga policia turke nga të cilët presim që të bëjnë kontrolle shtesë për dy personat e vrarë. Presim që kjo të ndodhë sa më shpejtë para se gjithash, për shkak të hetimit që po zhvillohet këtu, meqenëse çdo informacion shtesë mund të na ndihmojë ta zbardhim në mënyrë më efikase rastin”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Lidhur me rastin e Kumanovës, ku dhëndri vrau vjehrrin dhe plagosi rëndë kunatin, Kotevski tha se dokumentimi rreth kësaj vrasje është kompletuar, por autori i krimit nuk është kapur ende. Ai shtoi se në momentin që do të marrin përgjigje kthyese nga policia e Kosovës, do të lëshojnë flet arrest ndërkombëtar për kapjen e autorit të vrasjes. Psikologu Musa Musai thotë se dështimi në zbardhjen e një krimi, ose mosintervenimi preventim kur paraqiten shenjat e para të ndonjë problemi, janë nxitës të dhunës në rritje që shpesh përfundon në mënyrë tragjike.

“Nëse edhe vetë institucionet janë ata të cilat, nuk them që e tolerojnë, por kanë një prizëm më liberal në situata të caktuara dhe mos ndërhyrja në ndonjë konflikt që mund të jetë verbal në fazën e parë, mund të jetë vetëm kubues apo akuzues mes palëve, si rezultat ndonjëherë i këtij mosintervenimi vijmë deri të akte të dhunshme të caktuara, të cilat vërtetë janë trishtuese”, tha Musa Musai, Psikolog.

Sipas psikologut Musai deri te shpërthimi i dhunës vjen në të shumtën e rasteve edhe për shkak të frustracioneve personale të individëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat