Ivanov përmend Kumanovën dhe kërkon reforma në siguri dhe mbrojtje

Maqedonia

Ivanov përmend Kumanovën dhe kërkon reforma në siguri dhe mbrojtje

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:54

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij në Krushevë me rastin e “Ditës së Republikës” theksoi se për shkak të ngjarjeve në Kumanovë dhe emigrantëve është e nevojshme të bëhen reforma në mbrojtje dhe siguri.

“Ashtu siç na kujtoi Kumanova se patjetër duhet ta ruajmë bashkëjetesën, ashtu, emigrantët na kujtuan se jetojmë në korridor. Ndërkaq korridorin patjetër duhet ta ruajmë. Për shkak se jam i kyçur, si president dhe si komandat suprem për inicimin e reformave në shërbimet zyrtare të sigurisë dhe mbrojtjes. Është e patjetërsueshme që të ketë më shumë bashkëpunim mes këtyre institucioneve të rëndësishme, gjithashtu dhe më shumë, transparencë dhe kontroll civile përmes Parlamentit. Për atë, sovraniteti i shtetit ruhet në kufi, vlerësoi presidenti Ivanov në fjalimin e tij në “Meçkin Kamen”.

Ai e përmendi gjithashtu edhe rastin e sulmit të armatosur në Kumanovë.

“Të rënët e MPB-së e mbrojtën sigurinë, ndërkaq qytetarët e mbrojtën bashkëjetesën. Me atë, amanetin e Krushevës e përmbushëm edhe në Kumanovë. Por, Kumanova na kujtoi se kur jemi të përçarë dhe të hidhëruar, armiku më lehtë mund të depërtojë mes nesh. Ai leksion është paguar me jetë njerëzish të cilët nuk guxojmë t’i harrojmë,” tha presidenti Ivanov.

Sipas tij, incidenti i Kumanovës ishte një përpjekje për ta rrezikuar sigurinë e shtetit dhe bashkëjetesën e këtij vendi.

“Më 9 maj, në “Ditën e Europës”, grupi i armatosur i përbërë prej kriminelëve dhe ekstremistëve, me qëllim për të kryer akte terroriste, u munduan ta rrezikojnë sigurinë e shtetit. U munduan ta çojnë në pikëpyetje të ardhmen europiane të Maqedonisë. U munduan ta përçajnë më të shtrenjtën që e kemi, ai është modeli ynë i bashkëjetesës dhe respektit ndëretnik. Për fat, nuk ia arritën qëllimit të keq,”vlerësoi Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat