Plazhet e Strugës përplot me pushues

Maqedonia

Plazhet e Strugës përplot me pushues

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 14:15

Këto ditë të fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, plazhet e bregut të Liqenit të Ohrit në Strugë kanë qënë dhe janë përplot me pushues, të cilatë kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, por nuk mungojnë as pushuesit nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera europerëndimore.

Pronarët e objekteve hotelierike në plazh theksuan se këto ditë ka një konstantë për sa i përket numrit të pushuesve dhe dallon nga periudhat tjera, kur në fundjavë, gjatë uikendit kishte bërshim të vërtetë nga të gjitha anët. “Tani nuk vërehet se a është ditë e hënë, e enjte apo ditë uikendi. Numri i pushuesve dhe kosnsumuesve të shërbimeve tona është pothuajse njëlloj çdo ditë, nuk ka ndonjë ndryshim të theksuar. Shpresojmë se edhe gjatë muajit gusht do të mbretërojë kohë e mirë për plazh, që natyrisht na sjell përfitime dhe neve hotelierëve”-theksoi për INA, Mahir Miftari, hotelier në plazhin e Strugës.

Në plazhet e Strugës, vazhdimisht kujdestarojnë ekipet e shpëtimtarëve të Kryqit të Kuq, të cilët paraprakisht kanë vijuar pregatitjet për shpëtim në ujë, gjatë seminarit dhe trajnimeve që janë zhvilluar. As shpëtimtarët deri më tani nuk kanë pasë ndonjë angazhim të theksuar, me disa përjashtime të vogla të intervenimit të tyre, pa pasë rrezik për jetën e asnjërit nga pushuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat