Veljanoski: Ilindeni bashkim i së kaluarës dhe së ardhmes së Maqedonisë

Maqedonia

Veljanoski: Ilindeni bashkim i së kaluarës dhe së ardhmes së Maqedonisë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 14:04

Maqedonia ka treguar se ka kapacitet të ballafaqohet me peshën e problemeve që dalin nga pavarësimi i saj , theksoi sot kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski në fjalimin në solemnitetin në Kompleksin memorai të KAÇKM-së në fshatin Pelincë të Kumanovës.

Veljanoski bëri thirrje për bashkëpunim dhe dialog midis partive politike dhe theksoi se beson që deri në fund të verës do të hapet një perspektivë e re demokratike. Nuk ekziston mënyrë tjetër, siç tha, përveç dialogut për zgjidhjeedhe të pengesës për integrimet euroatlantike të Maqedonisë të cilat, me zhvillimin e mëtejshëm të shtetit, bëhen prioritet.

Ilindeni, sipas Veljanoskit, është mezhdë në të cilën kryqëzohen e kaluara dhe e ardhmja e Maqedonisë, pikë prej nga më realisht mund ta vlerësojmë të tanishmen përmes prizmës së viktimave dhe investimit të gjeneratave para nesh, memorie popullore e cila në mënyrën më të mirë na tërhe vëmendjen se Maqedonia është partia, kombi dhe feja jonë më e madhe dhe më e rëndësishme.

Ideja e madhe për anëtarësimin e Maqeodnisë në Bashkimin Evropian, siç potencoi, është qëllim kombëtar, shtetëror gjithëpopullor. Theksoi në përfitimet nga anëtarësimi në Union në të gjitha sferat duke potencuar se anëtarësimi i Maqedonisë në Bahskimin Evropian do të thotë edhe fund simbolik i vështirësive historike të Maqedonisë në rrugën deri te ardhmëria e ndritshme. Evropa, theksoi, është shtëpia jonë.

Theksoi se partitë mes vete janë formacione konkurrente, e jo armiqësore. Kuvendi, shpjegoi, është ai vend strumbullar i cili në mënyrë të njejtë është i hapur ndaj të gjithëve pavarësisht se cilës parti politike i përkasim.

Të premtojmë, porositi, se gjatë Ilindenëve të ardhshëm do të flasim për sfida të tjera dhe se me krenari do të kujtohemi në ballafaqimin e suksesshëm me problemet paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat