Gruevski flet për Kumanovën: Shumë shpejt “terroristët” dhe “bombat” mund t’i kemi në shtëpi!

Maqedonia

Gruevski flet për Kumanovën: Shumë shpejt “terroristët” dhe “bombat” mund t’i kemi në shtëpi!

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 13:56

(E plotësuar) Në fjalimin për festën e 2 Gushtit, Gruevski akuzoi oponentët e tij se tentojnë të heqin tre deputetët e diasporës, ndërsa personalisht tha se po të pyetej ai do t’i jepte diasporës të paktën 9 deputet.

“Porosia e fundit që sot do ta përcillja ju dedikohet partive të tjera. Mos e nënvlerësoni diasporën. Presionet më të reja që vijnë ndaj nesh, në drejtim që të eliminohen deputetët e diasporës për shkak të interesave të imta ditore politike, do ta largojë nga ne këtë strukturë të njerëzve që pa ndërprerë edhe në kohë të mira edhe të vështira, I ndihmon Maqedonisë. Kërkesa përmes akrobacioneve të ndryshme ligjore që vijë puna deri te një ose asnjë deputet nga diaspora, do të dërgojë sinjal të keq të mbështetësit tanë më besnik. Nëse unë pyetem, numri I deputetëve nga diaspora duhet më së paku të trefishohet dhe jo të eliminohen edhe të tanishmit”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.
Gruevski foli edhe për çështjen e sigurisë. Ai tha se terrorizmi ka ardhur në prag të derës, duke përmendur këtu aksionin policor në Kumanovë.

“Kërcënimet nga terorizmi na rijnë mbi kokë, si edhe gjithë Evropës. Grupet radikale hapur kërcënohen dhe kohë pas kohe edhe veprojnë. Patjetër ti forcojmë kapacitetet tona në ballafaqimin me to dhe ti menaxhojmë. Ngjarjet e paradokohshme në Kumanovë dhe hedhjet e kohë pas kohëshme të bombave, ose granatave, janë vetëm një alarm se ky lloj kërcënimi nuk është diku larg nesh, në Francë, Belgjikë, Norvegji, Amerikë, në Irak ose Siri. Ata mund të vijnë edhe në rrugët tona, para hyrjes ose shtëpisë tonë dhe ti rrezikojnë jetërat tona dhe të afërmit tanë. Nuk guxojmë të jemi pasiv në këto zhvillime dhe duhet që në mënyrë preventive dhe aktive të veprojmë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Integrimi në BE dhe NATO, sipas Gruevskit dot ë ishte Ilindeni i tretë për Maqedoninë. Por procesi integrues sipas tij mbetet peng i krizës në Greqi, e cila tha se ka dëmtuar edhe ekonominë.

“Kriza te fqiu jugor edhe neve na shkaktoi dëm, si ekonomik për shkak të afërsisë dhe lidhjes së ekonomive tona, ashtu edhe politikisht, parasëgjithash për shkak të defokusimit të plotë të fqinjit tonë nga zgjidhja e problemit tonë bilateral që për shtatë vite, pa të drejtë neve na kushton anëtarësim në NATO dhe tanimë lirisht mund të themi edhe anëtarësimin në BE. Sikur të mos kishte bllokadë të fillimit të bisedimeve më 2009, ne tanimë do të ishim anëtarë në BE”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gjatë vendosjes së luleve dhe fjalimit para shtatores së Metodija Andonov Çento, Gruevski ishte rrethuar nga forca të shtuara të sigurimit.

****
Kryeministri, Nikolla Gruevski pas 3 muajsh për herë të parë flet haptazi për përleshjen e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku humbën jetën 10 shqiptar nga Kosova dhe 8 polic të njësitit për intervenim të shpejt.

Sipas Gruevskit ky rast dhe rastet tjera janë dëshmi se Maqedonia po kërcënohet seriozisht nga grupe radikale dhe terrorizmi ndërkombëtar. Gruevski madje apeloi se “radikalistët” dhe “terroristët” një ditë granatat dhe bombat mund t’i shpërthejnë para banesave dhe shtëpive tona në Maqedoni. Ai këto komente i bëri me rastin e shënimit të festës së Ilindenit në Shkup.

“Grupet radikale haptazi po kërcënohen, ndërsa herë pas heri edhe veprojnë. Patjetër duhet ti forcojm kapacitetet tona që të ballafaqohemi me këta grupe. Ngjarjet që ndodhën në Kumanovë, dhe hedhja e herë pas hershme e granatave dhe bombave na rikujtojnë se kërcënimet e këtilla nuk janë largë si në Francë, belgjikë, Norvegji ose në Amerikë, qoftë në Irak ose në Siri. Ata mund të vijnë edhe në rrugët tona, në hyrje të banesës apo shtëpisë me cka rrezikojn jetën tonë dhe familjarëve”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

Ndryshe, aksioni policor me 9 maj në Kumanovë nxiti dyshime të mëdha se u inskenua nga shërbimi sekret maqedonas i udhëhequr nga ish drejtori, Sasho Mijallkov që është kusheriri i kryeministrit, shkruan zhurnal.

Gruevski mbajti një “leksion të rrejshëm” duke dashur që të arsyetohet para popullatës në vend se rastin e Kumanovës kinse e kanë kryer grupe terroriste.

Ndryshe anketa e fundit e IRI-t flet se mbi 60 përqind e popullatës mendon se rastin në Kumanovë e ka projektuar kryeministri, Nikolla Gruevski së bashku me bashkëpuntoret e tij më të ngusht të VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat