Thaçi e kritikon Gruevskin vetëm me marrëveshje, ndryshe nuk e hap gojën!

Maqedonia

Thaçi e kritikon Gruevskin vetëm me marrëveshje, ndryshe nuk e hap gojën!

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 13:10

Ditëve të fundit kritika të ashpra kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i adreson vetëm ndaj BDI-së, por asesi ndaj VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit,Nikolla Gruevski.

Është tepër shqetësues fakti se Thaçi nuk mer guximin të kritikoj tani Gruevskin si fajtor që ka politizuar gjithë Maqedoninë dhe ka harxhuar miliona euro edhe të shqiptarëve në projektin Shkupi-2014, por këtë e bënë vetëm në fushata zgjedhore për të fituar pikë politike. Thaci nuk ka ngritur asnjë padi ndaj funksionarëve të VMRO-DPMNE-së të cilët sipas opozitës maqedonase kanë gisht në skandalin e përgjimeve ilegale.

Analistët vlersojnë se PDSH-ja është dashur si parti shqiptare në opozitë të profilizohej dhe të përdor të gjitha mjetet opozitare. Mirëpo heshtja e Thaçit ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit nxit dyshime për një koalicion të fshehtë mes VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së.

Thaçi e porositi liderin maqedonas, Zoran Zaev se edhe 50 vitet e ardhshme do të mbetet opozitë me VMRO-DPMNE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat