Maqedoni, ruani kartelat e bankës, hakerët janë shtuar!

Maqedonia

Maqedoni, ruani kartelat e bankës, hakerët janë shtuar!

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 12:33

Një grup i hakerëve vodhën rreth 200 mijë euro nga kartelat bankare, me të cilat më pas blenë gjëra të ndryshme përmes internetit, raporton MRTV. Për fat të mirë u zbuluan shpejtë nga policia dhe u arrestuan, pa bërë dëme edhe më të mëdha.

“Në shitoren ku ju kryeni pagesën me anë të kartelës, ai i cili don që të kryej këtë krim, e kalon kartelën përmes aparatit origjinal për kalimin e kartelës dhe pastaj drejtpërdrejtë e kalon në aparatine dytë i cili vjedh të dhënat e juaja. Ky ishte një sistem i sofistikuar i vjedhjes”, shprehet profesori i sigurisë Vlladimir Pivovarov.

Kur ky sistem i sofistikuar i vjedhjes u zbulua, vjedhësit gjetën mënyra të reja.

“Sado që të shtohen masat e sigurisë, përsëri kriminelët janë një hap para. Ata gjejnë metoda të ndryshme për të vjedh të dhënat e kartelave bankare. Trendi më i ri i vjedhjes është përmes krijimit të ueb faqeve të rrejshme”

“Kryerësi apo kryerësit bëjnë ueb faqe të rrejshme në të cilën përderisa regjistroheni duhet të leni të dhënat personale dhe shumë shpesh kërkoen të dhëna edhe nga kartela bankare. Më shpesh janë ato faqe në të cilat blihen gjëra online, permes të cilës grupa i merr të dhënat e juaja dhe i shfrytëzon për tregti në internet”, shprehet Marija Jakovlevska nga MPB.

Rastet ku hakerët keqpërdorin të dhënat nga kartelat bankare po shtohen gjithnjë e më tepër. Autoritet apelojnë deri tek qytetarët të kenë kujdes gjatë pagesës përmes kartelave bankare dhe gjatë blerjeve online. Ekspertët këshillojnë të mos ndahen të dhënat nëpër ueb faqe të ndryshme, përshkak se në atë mënyrë lehtë mund të vjedhen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat