Agjencia e Inteligjencës anashkalon shqipen me urdhër të Ivanovit

Maqedonia

Agjencia e Inteligjencës anashkalon shqipen me urdhër të Ivanovit

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:19

Uebfaqja e re e Agjencisë së Inteligjencës nuk është përpunuar në shqip, në mënyrë të qëllimshme dhe me urdhër të vetë presidentit Ivanov, raporton Alsat M.

Sipas burimeve vendimi i Ivanovit fsheh prapaskenën, e shenjës së revoltës për shkak të mos njohjes së figurës së tij nga BDI-ja. ALSAT, prej ditësh dërgoi zyrtarisht pyetje, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje.

Para tre ditësh, Agjencia e inteligjencës afishoi faqen e internetit, në të cilën njoftohet përfshirja e të gjitha informatave të rëndësishme për punën dhe kompetencat e Agjencisë. Madje, qytetarët mund të dërgojnë informata lidhur me kërcënimet e sigurisë së shtetit. Megjithatë faqja do të funksionojë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Agjencia ka anashkaluar gjuhën shqipe. Kohë më parë ishte shkarkuar edhe zv/drejtori shqiptar në këtë Agjenci, ndërkohë që gjatë kohës së tij, ueb faqja ishte edhe në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat