“LENKA”: Nuk ka nevojë për universitete shqiptare, por për universitete të mira

Maqedonia

“LENKA”: Nuk ka nevojë për universitete shqiptare, por për universitete të mira

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 17:39

Lëvizja për drejtësi sociale “LENKA” idenë e Bashkimit Demokratik për Integrim për hapjen e universitetit të dytë shtetëror shqiptar në Shkup e cilësoi si një akt populist i cili nuk ka të bëje asgjë me realitetin.

Sipas kësaj lëvizje, Maqedonisë i duhen universitet ë mira e jo universitete shqiptare e maqedonase.

“Ideja e universitetit të tretë shqiptar në Shkup, mendojmë se është një akt populistik i partisë në pushtet BDI-së, e cila për të satën herë me radhë po tenton që shqiptarëve t`ia nxis ndjenjat nacionaliste, dhe ta fsheh gjendjen e tyre të keqe të klasave.

Shkupit dhe Maqedonisë i duhen universitete të mira pa pagesë, dhe institucione arsimore, e jo objekte kulturore nga tipi shqiptar ose maqedonas” porositën nga Lëvizja për drejtësi sociale “LENKA”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat