Manastiri pa ‘qytetin e filmit’, ndërsa kumanovarët pa ujë për pirje

Maqedonia

Manastiri pa ‘qytetin e filmit’, ndërsa kumanovarët pa ujë për pirje

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 17:37

Përveç pa ujë, Manastiri këtyre ditëve ngeli edhe pa qytetin e filmit. Në lokacionin e qytetit të filmit në kazermën e vjetër, ndërtesa e nisur ka filluar që të prishet, theksoi Blagojce Koteski, këshilltar nga radhët e LSDM-së.

Për këtë projekt “Manastiri qytet i filmit”, kryetari Taleski ka paralajmëruar se do të harxhohen 1.6 milion euro.

Vladimir Taleski duhet që të dal para qytetarëve dhe të thotë se sa para janë harxhuar deri më tani që kanë shkuar në rrugë pa kthim.

Ky projekt u pat paralajmëruar si pjesë e planit urbanistik për Kazermën e vjetër.

Sipas informacioneve të deritanishme, qyteti i filmit ka nisur që të prishet pasi që është vendosur jashtë planit urbanistik. Në lokacionin është parapa që të ndërtohet rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat