S'ka aksion policor në rajonin e Likovës

Maqedonia

S'ka aksion policor në rajonin e Likovës

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:33

(E plotësuar) Nga burime të "Lajm", mëson se nuk janë të sigurta lajmet se në rajoni e Likovës, respektivisht në afërsi të fshatit Sllupçan dhe Vaksincë (në afërsi të poligonit të Aeropotit sportiv të Kumanoves 'Haxhi Tepe") ka pasur aksion policor dhe të shtëna.

Burimet e njëjta thonë se bëhet fjalë për garë gjuetarësh, respektivisht të shtënash ndërmjet gjuetarëve, si pjesë e garës ndërmjet gjuetarëve.

"Janë shumë tendencioze raportimet e mediave të caktuara shqiptare dhe maqedonase, kur bëhet fjalë për Sllupçanin dhe rajonin e Likovës", thotë Ragmi Demiri, duka shtuar se shpekulimet e këtij lloji janë shumë të dëmshme për shqiptarët e rajonit të Likovës dhe Kumanovës, dhe kanë për qëllim njollosjen e shqiptarëve të këtushëm.

Ndryshe, televizioni Sitel raportoi pak më parë se "Sot rreth orës 6 e 30 min ka nisur aksioni i MPB për shkatërrimin e një grupi terrorist i cili ka qenë i stacionuar në rajonin e fshatit Sllupçan dhe Vakcincë. Sipas informacioneve, në 7 e 15 min janë dëgjuar disa të shtëna, tash për tash nuk ka informacione për të lënduar ose të burgosur", ka shkruar Sitel.

Edhe një aksion i madh policor në komunën e Likovës

Sot rreth orës 6 e 30 min ka nisur aksioni i MPB për shkatërrimin e një grupi terrorist i cili ka qenë i stacionuar në rajonin e fshatit Sllupçan dhe Vakcincë - komuna e Likovës, shkruan Sitel.

Sipas informacioneve, në 7 e 15 min janë dëgjuar disa të shtëna, tash për tash nuk ka informacione për të lënduar ose të burgosur.

Më shumë informacione rreth kësaj temë do të ketë brenda ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat