Konkurs për media me temë "Lufta me ndryshimet klimatike në Maqedoni"

Maqedonia

Konkurs për media me temë "Lufta me ndryshimet klimatike në Maqedoni"

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:53

Ambasada e Francës në Shkup, Zyra e Programit për zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Shkup dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor organizojnë konkurs për mediat e Maqedonisë me temë "Lufta me ndryshimet klimatike në Maqedoni".
"Qëllimi i konkursit është që të rritet dukshmëria e luftës kundër ndryshimeve klimatike në Maqedoni tek mediat lokale (internet, audiovizuale dhe të shtypura), të alarmohet opinioni për arsyet dhe pasojat nga ndryshimet klimatike, si dhe për atë që secili në nivelin e tij mund të bëjë që të pengohen pasojat nga ndryshimet klimatike në Maqedoni", njoftoi Ambasada franceze në Shkup.
Konkursi është jashtëzakonisht i dedikuar për gazetarët e Maqedonisë të cilët kanë krijuar përmbajtje në këtë temë nga 1 janari deri më 31 tetori i vitit 2015. Juria ndërkombëtare e përbërë nga përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Francës, Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Asociacioni Go Greeni përfaqësues të mediave franceze, do t'i zgjedhë krijimtaritë më të mira të bëra në periudhën e theksuar, në dy kategori: Mediat e shtypura dhe internet dhe Media audiovizuale (TV dhe radio).
Përmbajtjet duhet të dërgohen nga gazetarët e Maqedonisë në gjuhën maqedonase dhe/ose shqipe, përmes rrugës elektronike (për video dhe radio përmbajtje, duhet të theksohet linku për marrje) para 31 tetorit të vitit 2015 në mejlin [email protected].
"Dy fitues do të fitojnë udhëtim në Paris gjatë konferencës ndërkombëtare COP21, me shpenzime të përfshira për transport dhe akomodim, që do t'u mundësojnë ta mbulojnë ngjarjen dhe të realizojnë intervista me faktorët institucionalë dhe joqeveritarë në luftën kundër ndryshimeve klimatike", informoi Ambasada e Francës.
Në konferencën në Paris do të marrin pjesë delegacione nga 196 vende të cilat do të përpiqen të firmosin marrëveshje të re për ndryshimet klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat