Gruevski në 2013 kërkoi që bisedimet me Greqinë të udhëhiqen në nivel kryeministrash

Maqedonia

Gruevski në 2013 kërkoi që bisedimet me Greqinë të udhëhiqen në nivel kryeministrash

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:53

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në vitin 2013 pat deklaruar se do t`i kërkoje Këshillit të Sigurimit që bisedimet me Greqinë të ndjekin shembullin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai pat deklaruar se do të kërkoje që këto bisedime të udhëhiqen në nivel kryeministrash.
Por, realiteti prej atëherë edhe dy vite më vonë është se bisedimet asnjëherë nuk u udhëhoqën në nivel të kryeministrave dhe ende sot e kësaj dite nuk e dimë saktë se cila palë po pengon procesin e bisedimeve.
Nëse bazohemi te materialet e publikuara në “bombat” e liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, ka pasur disa tentime për ndryshimin e emrit. Por kjo gjë nuk është mundur të realizohet, me siguri për shkak të implikimeve politike në terren.
Edhe gjatë procesit të bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni midis pozitës dhe opozitës maqedonase, sipas informacioneve të nxjerra në opinion nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi është diskutuar edhe çështja e ndryshimit të emrit. Kjo gjë në formë kategorike është mohuar nga ana e VMRO-DPMNE-së, e cila ka qenë pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e ngërçit politik.
“Po mendohem që t`i drejtohem Këshillit të sigurimit për ndryshimin e formatit të bisedimeve me çka do të vijonte të ndiqej shembulli i Serbisë dhe Kosovës, bisedime në të cilat përskaj ndërmjetësuesit do të merrnim pjesë edhe të gjithë ne në mënyrë direkte me ekipet tona dhe ekspertët nga vendi i jonë”, theksoi Gruevski në vitin 2013 duke kërkuar që bisedimet të udhëhiqen në nivel të kryeministrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat