Të publikohen dëshmit e qeverisë për zyrtarizimin e USHT-në

Maqedonia

Të publikohen dëshmit e qeverisë për zyrtarizimin e USHT-në

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:37

Nuk kanë të ndalur reagimet, madje pas pretendimeve të kryeredaktorit të TV Alsat-M, Muhamed Zeqiri se USHT nuk qenka projekt kombëtar shqiptar, por produkt i Branko Cërvenkovskit.
Reagimi i radhës vjen edhe nga një funksionar i lartë i BDI-së i cili në një prononcim për Zhurnal thekson se është mirë të publikohet stenogrami i qeverisë me çka aty do shihet qartë se pas marrëveshjes të arritur mes BDI-së dhe LSDM-së, (respektivisht mes kryetarëve të partive ku ka qenë prezent edhe Ministri i Arsimit askokohe), ku dhe janë definuar hapat dhe modalitetet e legalizimit e qe erdhen me propozimet e BDI-së dhe si rezultat i marrëveshjes BDI-Këshilli negociues i UT-së kjo marrëveshtje kishte hyrë si pikë e rendit të ditës në qeveri.
Sikurse çdo pikë tjetër, thotë ky funksionar i lartë, pikat i hedh për diskutim dhe aprovim, kryesuesi i mbledhjes se qeverisë respektivisht kryeministri.
“Kuptohet që mbi bazën e marrëveshjes paraprake edhe kryeministri Branko Cërvenkovski mbajti qëndrim pozitiv, sikuse edhe diskutantët tjerë anëtarë të qeverisë, me çka propozimi u aprovua dhe kaloj për miratim në Parlament.
Kjo është procedurë mbi bazën e ligjit mbi qeverinë ku dihen të drejtat dhe kompetencat e secilit. Nëse ushtrimin e kompetencës së kryeministrit për të udhëheq mledhjen dhe për të propozuar pikën në rendin e ditës, Muhamed Zeqiri e definon si propozim të tij si ide apo edhe si angazhim politik programor të kryeministrit, është mosdije elementare e procedurave që ai ka marrë persipër t’i ‘shtjelloj’”, ka thënë funksionar i lartë i BDI-së per Zhurnal.
Sipas tij, tanimë është e qartë se kemi të bëjmë edhe me një tendencë për manipulim qellimkeq të pabazuar.
“Ai tanimë le të mundohet të arsyetoj baltën ku eshte duke u mbytur me çdo koment qe e bën. Prandaj lirisht le të botohet i tërrë materiali i kësaj mbledhje të Qeverisë”, ka theksuar funksionari i BDI-se per Agjencin e Lajmeve ZHURNAL.
Se sa mund të mbajë informacioni që ish kryeministri Branko Cërvenkovski të ketë legalizuar USHT-në, atë e përgënjeshtroi edhe koha, ku në një artikull të ballinës së gazetës “Fakti” shkruante se “UT-ja legalizohet sipas marrëveshjes BDI-Këshilli negociues”, gjë e cila qartësoi gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat