Komandant Shqiponja dhurues i madh në Xhaminë e Lagjes së trimave

Maqedonia

Komandant Shqiponja dhurues i madh në Xhaminë e Lagjes së trimave

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:33

Xhemail Rexhepi ose Komandant Shqiponja i cili para disa ditëve u vra, ishte një dhurues i madh në Xhaminë e Lagjes së trimave.
Këtë informacion e vërtetoi edhe Imami i kësaj xhamie Eljasa Mahmudi i cili sot gjatë ligjëratës së xhumasë përmendi me emër dhe mbiemër ata që kontribuan për mirëmbajtjen e xhamisë gjatë muajit Ramazan.
Në mesin e tyre, ai përmendi edhe Komandant Shqiponjën i cili gjatë muajit Ramazan ka dhënë si donacion 3.000 denar në xhaminë e Lagjes së Trimave, ndërsa sipas Imam Eljasa Mahmudi, Shqiponja edhe para Ramazanit ka dhënë donacione në shuma të ndryshme.
Përndryshe te familja e Komandant Shqiponjës njerëzit nuk kanë të ndalur duke shkuar për ngushëllime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat