Gruevski: Po tentojmë që regjistrimin e popullsisë ta realizojmë sipas standardeve të larta

Maqedonia

Gruevski: Po tentojmë që regjistrimin e popullsisë ta realizojmë sipas standardeve të larta

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:32

E kemi për qëllim që ta realizojmë regjistrimin e popullsisë në Maqedoni. Po i bëjmë të gjitha tentimet që regjistrimin ta realizojmë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, regjistrim i cili nuk do të nxis dyshime te askush, te asnjë etnitet, e as te asnjë qytetar, individualist, parti politike ose subjekt tjetër.
Këtë gjë e theksoi sot kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Roza Topuzova Karevska në seancën parlamentare.
Gruevski theksoi se në ndërkohë janë duke u bërë përgatitjet për realizimin e regjistrimit të popullsisë, të cilat përgatitje po realizohen në dy drejtime, në drejtimin e lidhjes elektronike të evidencave amë që në pjesën më të madhe të regjistrimit të janë elektronike dhe në atë drejtim të ketë rezultate.
“Presim që deri në përfundim të vitit të arrijnë mjetet e nevojshme për lidhjen e të gjitha njësive amë në Maqedoni dhe me këtë vlerësimet tona janë se rreth 70 përqind nga çështjet rreth regjistrimit do të përgjigjeshin në formë elektronike gjegjësisht nuk do të kishte nevojë që të caktohen çështje deri te qytetaret, por në mënyrë softuerike, kompjuterike me lidhje elektronike të evidencave amë të mblidhen të gjitha përgjigjet e nevojshme”, theksoi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat