Ramajli, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës

Maqedonia

Ramajli, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:21

Banorët e fshatit Ramajli të Kumanovës bllokuan rrugën që të çon drejt objektit ndërtimor të ndërmarrjes “Beton” nga Shkupi.

Të revoltuar nga fakti që kjo ndërmarrje prej vitesh krijon problem me mjetet mekanike, banorët kërkuan që t’u asfaltohet rruga, nëpër të cilën kalojnë automjetet e ndërmarrjes “Beton”, pasi pluhuri i dendur u shkakton probleme serioze edhe atyre, edhe pronave të tyre.

Banorët shprehët se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga kompetentët në “Beton” e Shkupit. Mediat shqiptare në Maqedoni kanë kontaktuar ndërmarrjen ndërtimore lidhur me problemet e banorëve të Ramajlisë së Kumanovës, por nuk arritëm të merrnim përgjigje nga drejtori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat