Xhaferi: Brenda BDI-së ka demokraci

Maqedonia

Xhaferi: Brenda BDI-së ka demokraci

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 16:27

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi nuk dëshiron të komentojë akuzat e fundit që erdhën nga bashkëpartiaku i tij Rafis Haliti për mos respektimin e bazave partiake dhe vendimeve të degëve të partisë. Xhaferi, në linjë telefonike për Alsat, tha se nuk e sheh të arsyeshme të komentoj akuza të tilla dhe se për këtë duhet të marrë qëndrim partia.

Sipas tij, kjo tregon nivelin e demokracisë brendapartiake. Në linjë të njëjtë u shpreh edhe sekretariati për Informim në BDI i cili thekson se ky debat brendapartiak nuk duhet të shihet si përçarje por si respektim i qëndrimeve individuale të çdo anëtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat