Lëvizja BESA është duke krijuar simpati të madhe te shqiptarët e papërcaktuar!

Maqedonia

Lëvizja BESA është duke krijuar simpati të madhe te shqiptarët e papërcaktuar!

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 16:26

Partitë e “vogla” shqiptare tek një pjesë e popullatës janë shpresa e vetme për të ndryshuar skenën politike në Maqedoni. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve në vend për shkak të dëshpërimit nga elitat politike shqiptare shpresën e vetme e shohin tek subjektet e reja politike, shkruan Zhurnal.

Nga ana tjetër një pjesë e qytetarëve mendojnë ndryshe. Sipas tyre, tek këta parti thuajse nuk mund të vërehen ndonjë organizim më serioz dhe nuk kanë platformë politike bindëse për ti motivuar shqiptarët që të votojnë opsionin e tyre. Politika kërkon mund, vizion të qartë dhe punë konkrete, e jo vetëm premtime të cilat pothuaj se janë të parealizueshme gjatë 25 viteve të fundit.
Në disa sondazheve të realizuara kohë më parë qytetarët shqiptarë kanë deklaruar se janë konsumuar temat me prefiks etnik dhe kombëtar si gjuha, flamuri dhe të ngjashme. Qytetarët për ti motivuar që të dalin në votime duhet një platformë e re dhe konkrete, e saktë për të bërë ndryshime për një afat të caktuar.
Analisti politik Albert Musliu vlerëson se bashkimi eventual i bllokut opozitar, kuptohet pa PDSH-në e Menduh Thaçit do të jetë një qasje serioze sa i përket RDK-së, Lëvizjes së Ziadin Selës dhe Lëvizjes Besa.
“Mendoj se RDK dhe Lëvizja e Selës dihet përafërsisht se çfarë elektorati kanë dhe ku janë të pozicionuar më mirë, meqë RDK ka marrë pjesë në dy cikle zgjedhore parlamentare, kurse Lëvizja Besa ende nuk ka marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk dihet se çfarë targeti i qytetarëve e mbështesin dhe ku janë më mirë të organizuar. Por, sidoqoftë çdo bashkim i këtyre subjekteve do t’iu mundësojë atyre të hynë me shanse të mira në kombinatorikat e ardhshme zgjedhore”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Albert Musliu.
Skena politike në Maqedoni do të mbetet e pandryshueshme edhe një kohë të gjatë andaj askush nuk ka të drejtë për të kritikuar tjetërn për shkak se terreni është i hapur dhe duhet 24 orë të veprohet për ditën e zgjedhjeve.
Përndryshe, nëse merret parasysh fakti që Maqedonia është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe një ndarje e tillë gjithnjë shkon në favor të partive më të mëdha politike, atëherë bashkimi i bllokut opozitar do të ishte mase i domosdoshëm për ndryshime të reja por edhe për etablimin e tyre në skenën politike të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat