VMRO promovon fabrika dhe projekte, BDI merret me ide

Maqedonia

VMRO promovon fabrika dhe projekte, BDI merret me ide

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:44

Derisa VMRO-DPMNE po merret me projekte dhe hapjen e fabrikave të reja nëpër pjesën lindore të Maqedonisë, BDI po merret me propozim- ide, kritika dhe sulme ndaj mediave.

VMRO-DPME në mënyrë aktive po promovon hapjen e fabrikave dhe dje ndodhi me kompaninë gjermane të industrisë së automobilave “ODV Elektrik”, e cila po ndërtohet në zonën industriale midis Ohrit dhe Strugës, një investim prej 15 milion eurove dhe që do të hapen 1 mijë vende të reja të punës.

Dy javë më parë një promovim i ngjajshëm ndodhi edhe në Kërçovë ku VMRO-DPMNE përmes zyrtarëve të saj promovoi fabrikën tjetër për qindra punësime të reja.

Nga ana tjetër BDI së fundi po merret me propozim ide dhe me një luftë të ashpër ndaj mediave, por edhe përbrenda strukturës partiake. BDI e shqetësuar nga tronditjet e brendshme, ka nisur të lansojë propozim – ide që së fundi ishte ideja për një universitet të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Shkup.

Kjo fushatë është ndjekur edhe me kritika dhe sulme ndaj mediave, për shkak të kritikave se këto projekte madhore po keqpërdoren në periudhë parazgjedhore për të manipuluar me qytetarët. BDI përjetoi tronditje të brendshme me vrasjen në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat