DAP: Qytetarët dhe firmat ti paguajnë faturat e taksës radiodifuzive

Maqedonia

DAP: Qytetarët dhe firmat ti paguajnë faturat e taksës radiodifuzive

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:36

Qytetarët dhe firmat ti paguajnë borxhet e pashlyera për taksën radiodifuzive që të mos ballafaqohen me pagesë të detyruar, apeluan sot nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), raporton Zhurnal.
“Apelojmë deri tek qytetarët dhe firmat të cilat kanë borxhe të pashlyera të taksës radiodifuzive, ti kryejnë pagesat e kësaj takse publike në një afat sa më të shkurtër, për shkak se do të fillojmë me procedura për pagesë të detyrueshme me bllokimin e xhiro-llogarive me çka obliguesit do të ballafaqohen me shpenzime plotësuese”, bëri të ditur sot DAP-i.

Gjendja me borxhet për taksën radiodifuzive është potencuar në vendimin, të cilin DAPI-i e parashtroi deri tek obliguesi çdo muaj, ndërsa kontroll plotësues mund të bëhet edhe përmes internetit, përmes shërbimit falas elektronik të taksës radiodifuzive etax.ujp.gov.mk

Po ashtu, qytetarët mund ti shfrytëzojnë edhe shërbimet e reja të DAP-it për pagesë elektronike përmes kartelave Visa, Maestro и MasterCard (kreditore dhe bankare) e dhënë nga banka vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat