Pas ekzekutimit të dy shtetasve turq qëndron vrasës profesionist!?

Maqedonia

Pas ekzekutimit të dy shtetasve turq qëndron vrasës profesionist!?

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:34

Deri më tani as Prokuroria publike e as Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk kanë ngritur dyshime ndaj ndonjë personi lidhur me vrasjen e dyfishtë në Shkup ku u ekzekutuan dy shtetas turq.

MPB-ja ende nuk ka marrë njoftim nga policia turke për kontroll të cilën e kërkon për shtetasit turq të cilët të martën u vranë në Shkup. Nga MPB-ja pohojnë se tre ditë pas vrasjes nuk kanë informacione nëse nëna dhe djali i saj nga Turqia hynë në ndonjë evidence kriminale.

Mënyra e kryerjes së vrasjes, pa zhurmë, pa gjurmë të hyrjes së dhunshme në shtëpinë në lagjen Nerez të Shkupit, çon në atë se vrasjen e nënës Gjullqin dhe djalit Samet nga Bursa e Turqisë e ka kryer vrasës profesionist, shkruan Telegraf.mk transmeton Zhurnal.

Sipas analizave të policisë nga vendi i ngjarjes, si dhe sipas gjurmëve të marra nga shtëpia e disa të afërmve të tyre në Shkup bën që hetimi të shkojë në atë drejtim se vrasja ka qenë mirë e përgatitur dhe e kryer.

Pos supozimeve se vrasësi ka shfrytëzuar shurdhues të pistoletës, ai madje edhe me sukses ka arritur ti fshehë gjurmët pas vrasjes.
Madje nuk përjashtohet mundësia vrasja të ketë qenë pjesë e përleshjes narko-mafioze për shkak të gjurmëve të pluhurit të bardhë që janë gjetur tek viktima Samet, shenjë që ndërlidhet me narkomafinë.

Gjullqin E. (52) është vrarë në gjum, përderisa djali i saj 29 vjeçari Samet S., është vrarë në afërsi të krevatit.

Nga Prokuroria thonë se hetimi për vrasjen është në rrjedhë e sipër. Janë marrë të gjitha veprimet nga ana e prokurorit kompetent me qëllim të zbardhjes së ngjarjes. “Herët është të zbulohen detaje për shkak se hetimet ende vazhdojnë. Duhet të bëhen ekspertiza të gjurmëve të mbledhura nga vendi i ngjarjes, si dhe të përfundojë obduksioni I viktimave”, thonë nga Prokuroria.

Pronari i shtëpisë N.A., ku kanë qëndruar mysafirët nga Turqia nuk ka dëgjuar çfarë ka ndodhur nën kulmin e tij. Ai I ka gjetur 52 vjeçaren Gjullqin dhe djalin e saj 29 vjeçar Samet të vrarë në dhomën e katit të poshtëm, ku edhe kanë qenë të vendosur.

Madje as fqinjët ditën e vrasjes nuk kanë dëgjuar të shtëna në lagjen Nerez. Shumica prej tyer kanë thënë se nuk dëgjuar dhe nuk kanë parë asgjë.
Në raportin zyrtar të policisë thuhet se rreth orës 05.30 në Shkup në rrugën “Kozle 3” në shtëpinë pronë e N.A. (57), janë gjetur të vrarë personat Gjullqin E. (52) dhe Samet S. (29), shtetas të Turqisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat