Katër parti letër Ambasadorëve: Maqedonia një njësi zgjedhore

Maqedonia

Katër parti letër Ambasadorëve: Maqedonia një njësi zgjedhore

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:33

Katër parti politike dërguan kërkesë me shkrim për një njësi zgjedhore dhe përsfhirjen në grupet e punës për legjislaturën zgjedhore deri tek Ambasadorët e Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe OSBE-së si dhe deri tek ndërmjetësi Piter van Houte, raporton Zhurnal.

Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike (LD), Liljana Popovska nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM), Rubin Zemon nga Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) dhe Nexhat Bexheti nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), qëndrojnë si nënshkrues të tekstit, në të cilin argumentohen kërkesa e tyre.

Një njësi zgjedhore do të mundësojë që Maqedonia të fitojë përbërje parlamentare e cila do të jetë reale dhe do të paraqesë vullnetin e qytetarëve.

“Në atë mënyrë nuk do të humben qindra e mijëra vota për partitë të cilat nuk janë pjesë e koalicioneve të mëdha. Kjo do të çojë drejt demokratizimit të tërë sistemit dhe do ti shmang krizat politike, të cilat, mes tjerash, gjenerohen edhe nga modeli zgjedhor”, thonë propozuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat