Viti i ri shkollor në Maqedoni fillon më 1 shtator, nuk ka prolongim

Maqedonia

Viti i ri shkollor në Maqedoni fillon më 1 shtator, nuk ka prolongim

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 10:30

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë ka vendosur që viti i ri shkollor megjithatë të fillojë më 1 shtator.

Sipas vendimit të Qeverisë, viti i ri shkollor për shkollat fillore dhe të mesme nis me fillimin e muajit shtator dhe se nuk do të ketë shtyerje të vitit shkollor, edhe pse një kërkesë ishte bërë nga ana e hotelierëve.

Ministria e Arsimit kohë më parë kishte bërë të ditur se po shqyrton mundësinë e shtyerjes së vendimit, pas kërkesës së hotelierëve që të shtyhet pushimi shkollor deri më 15 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat