Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 08:46

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe pak më i freskët. Do të ketë periudha diellore dhe reshje të kohëpaskohshme lokale dhe të shkurta nga shiu të cilat në disa vende do të shoqërohen me bubullima, posaçërisht më shumë të ketë në zonat malore por kryesisht do të jenë në orët e mëngjesit dhe orët e vona të natës.

Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit në vend do të jetë në interval prej 14 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa më e larta, pritet të arrijë prej 33 deri në 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8. Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore me kushte për reshje të shkurtëra të shiut dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri rreth 19 gradë Celsius, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të arrijë deri në 36 gradë Celsius. Moti në ditët në vijmë, do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe pa më i mirë. Temperatura ditore do të ulet për disa gradë. Por në orët e pasdites do të ketë edhe zhvillim lokal të vranësirave jostabile e cila do të shoqërohet me reshje të shkurta të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima të rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat