Strugë, prishen objektet pa leje në plazh, hotelierët kërcënojnë

Maqedonia

Strugë, prishen objektet pa leje në plazh, hotelierët kërcënojnë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:58

Dje pasdite filloi prishja e një prej plazheve në hyrje të Strugës. Operacioni i tillë vazhdon edhe sot. Një lëvizje e tillë e komunës, e cila ndërmerret në mes të sezonit turistik, po dënohet nga hotelierët, njofton Alsat-M. Një prej hotelierëve, Agni Aliu thotë se nuk i mbetet gjë tjetër veçse drejtësinë ta kërkojë në gjykatë.

Kryetari i Komunës së Strugës Zijadin Sela tha në linjë telefonike për Alsat se do të përmbushë atë që u ka premtuar banorëve. Lidhur me rastin e hotelierit Aliu, Sela tha se ai nuk ka marrëveshje për koncesion për këtë plazh. Sela kishte pritur mbarimin e masës së dhënë nga gjykata e Strugës, që ishte dhënë në prill, e cila ndalonte prishjen e plazheve në qytet nga ana e pushtetit lokal. Ai e pati quajtur vendimin të padrejtë, madje deklaroi prej muajsh, se nuk do të ndalej nga operacioni i prishjes së objektet e ndërtuara, nga koncensionerët që iu kishte përfunduar kontrata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat