Xheladini: PDSH gënjen, me ribalancin sigurohen mjete për Tetovën,Shkupin, Likovën, Zajasin

Maqedonia

Xheladini: PDSH gënjen, me ribalancin sigurohen mjete për Tetovën,Shkupin, Likovën, Zajasin

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:58

Zëvendësministri i Financave Ardian Xheladini përmes një deklarate me shkrim i ka hedhur posht akuzat e PDSH-së për rebalancin e buxhetit. Sipas tij me ribalancin janë parapar miliona denarë edhe për projektet shqiptar në Maqedoni.
Më posht në mënyr integrale është deklarata me shkrim e z.Xheladinit.
Akuzat e Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me rebalancin e buxhetit janë të pabaza. Për fat të keq mund të konstatojmë se këto akuza bëhen ose nga mos dija ose nga tentimi i fundit i tyre që të fitojnë ndonjë poen politikë në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë prononcim dua të sqarojë se vlera reale për të cilën duhet të diskutohet kur flasim për investimet kapitale nga Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit i vitit 2015, është rreth 363 milion euro, ose rreth 12% nga shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, të parapara në vlerë prej 3 miliard e 40 milion Euro. Pjesa tjetër e mjeteve të parapara në anën e shpenzimeve janë të strukturuara siç vijon: për rroga dhe kontribute, shërbime dhe mallra (rrymë, telefona, letra, shpenzime tjera konsultative, ekspertë e kështu me radhë), transfere për NJVL (sipas ligjit për financim të komunave), subvencione, për kamata dhe pagesë të kryegjësë nga kreditë e shfrytëzuara në periudhën e kaluar dhe pjesa më e madhe janë për transfere sociale që shkojnë në Fondin e Shëndetësisë dhe në Fondin Pensional Invalidor.
Kur flasim se për cilat projekte shfrytëzohen mjetet nga investimet kapitale të buxhetit, duhet të sqarojmë se 70% e tyre janë projekte të cilat realizohen me programet e ministrive përkatëse brenda vitit ku edhe këtu mund të themi se kemi shpërndarje proporcionale sipas prioriteteve, ku në disa sektorë pretendojmë dhe kemi realizuar më shumë se 25%, siç është rasti në arsim, ku shqiptarët kanë realisht më tepër nevojë për rikonstruim dhe ndërtim të shkollave të reja.
Dëshirojë që në këtë reagim të përmendi disa nga projektet konkrete te cilat janë në fazë te caktuar të realizimit dhe për disa prej tyre pritet përfundimi dhe lëshimi në përdorim, sa për të demantuar këtë demagogji dhe këta përralla të lancuara nga PDSH. Këta janë projekte reale, të cilët të gjithë qytetarët i shohin, e shohin procesin e ndërtimit dhe janë pjesë e Buxhetit 2015 dhe një ashtu edhe Rebalancit të vitit 2015:
Në Kuadër të Rebalansit të Buxhetit për vitin 2015 janë paraparë 114.4 milion denarë edhe atë: për ndërtimin e 4 akseve nga sistemi i ujësjellësit në Komunën e Likovës që do të përfshin fshatin Nikushtak, Llojanë dhe pjesën për bashkim me Llopatën dhe Rezhanovcin. Gjithashtu, është paraparë mbindërtimi i rrjetit të ujësjellësit në gjatësi prej 5 km në Komunën e Tetovës, me çka do të rrumbullakohet furnizimi me ujë cilësor për pije për rreth 80,000 banorë, si dhe realizimi i fazës së dytë të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit nga fsh. Kollarë deri në Zajaz në gjatësi prej 8 km dhe rezervoarit për ujë prej 500 m3.
Mjete janë paraparë edhe për ndërtimin e stacioneve të filtrimit edhe atë: Gostivar 33,5 milion denarë dhe Saraj 10 milion denarë.
Në ndërtim e sipër eshtë Sheshi Skënderbeu në Çair, për të cilin me rebalans janë paraparë 160 milion denarë.
Mjete janë paraparë edhe për ndërtimin e Qendrës dijagnostike pranë Spitalit klinik në Tetovë edhe atë 43.6 milion denarë si dhe për Rikonstruimin e Spitaleve në Kërçovë dhe Strugë.
Kemi rritje të mjeteve për USHT-në dhe për ndërtimin e Teatrit dhe bibliotekës në Tetovë. Gjithashtu mjete janë paraparë dhe vazhdon realizimi i Projektit për Rikonstruimin e Teatrit Shqiptarë në Shkup.
Vazhdon edhe ndërtimi intensiv i Zonave Zhvillimore Teknologjiko-Industriale në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, në përputhje me strategjinë për tërheqje të investimeve dhe paralajmërimeve, gjegjësisht nënshkrimin e kontratave për investimet e huaja në këto Zona.

Të nderuar,

Këto që i përmenda më lart janë vetëm disa nga projektet që janë pjesë e Programit të Qeverisë. Ne mbetemi të përkushtuar në ndërtim të infrastrukturës cilësore për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe perspektivat e vendit. Krahas projekteve të filluara, ku participon edhe partneri shqiptar, është paraparë realizim i shumë projekteve të reja me të cilat do të sigurohen kushte për rritje të përshpejtuar ekonomike, konkurrencë e zmadhuar e ekonomisë dhe qarkullim më i shpejtë i mallrave dhe udhëtarëve.

Prandaj, sa i përket kësaj pjese të diskutimit, akuzat e opozitës shqiptare, bëhen vetëm për qëllime të marketingut politik dhe kjo është e vetmja gjë të cilën ata mund ta bëjnë me pozicionin të cilin e kanë momentalisht, dhe na vjen shumë keq, kanë pasur mundësi që në periudhën kur kanë qenë në pushtet të bëjnë pak më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat