Rafiz Aliti dobësoi Degën e BDI-së në Saraj dhe shkaktoi përçarje në parti!

Maqedonia

Rafiz Aliti dobësoi Degën e BDI-së në Saraj dhe shkaktoi përçarje në parti!

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:57

Nënkryetari i Parlamentit Rafiz Aliti është emëruar në postin e kryetarit të Degës në mënyrë jolegjitime. Ai nuk gëzon besimin e shumicës së nëndegave të vendbanimeve të komunës së Sarajit nga radhët e BDI-së, raporton Zhurnal.

Aliti në postin e kryetarit të Degës arriti në rrethana tepër të paqarta madje edhe të dyshimta pasi pjesa dërmuese e nëndegavëve të BDI-së në fshatrat e rajonit të Dërvenit nuk parapëlqenin ai të jetë kryetar dege por një kandidat tjetër.

Mirëpo, Aliti pa vullnetin e nëndegëve u bë kryetar i Degës së Sarajit të cilën e ushtron edhe sot e kësaj dite. Nga ana tjetër menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2014 për shkak të Rafiz Alitit dega e Sarajit e humbi postin e ministrit të Drejtësisë, edhe pse kjo degë arriti një fitore bindëse në zgjedhje.

Mosmarrëveshjet mes Blerim Bexhetit dhe Rafiz Alitit bëri që dega e Sarajit të humb pozicionet edhe atë postin e ministrit të Drejtësisë. Nga kjo situatë humbëse doli vetë dega e BDI-së në Saraj ndërsa fitoi vetëm fitoi vetëm Rafiz Aliti i cili u bë deputet madje edhe nënkryetar Parlamenti, shkruan Zhurnal.

Kështu Aliti në Qeverinë aktuale mezi arriti të sigurojë postin e Zv/ministrit të Transportit dhe Lidhjeve ku emëroi bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë nga fshati Svillare Nimetulla Halimi.

Por, veprimet dhe apetitet ishin të mëdha ndërsa ai mezi arriti që ti jep bashkëpunëtorit të vet postin e Drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Postat e Maqedonisë”. Nga kjo situatë Aliti e dobësoi Degën e Sarajit sa që fillou të humb edhe postin e Zv/sekretarit gjeneral të Qeverisë ku titullar ishte Ilham Ismani.

Para dy javësh dega e Sarajit e humbi edhe postin e Zv/drejtorit të Drejtorisë pë Siguri dhe Kundërzbulim ku në këtë post me vite qëndronte Mirvet Elmazi, por para dy javësh këtë post e mori Dega e BDI-së në Çair ku emëroi si Zv/drejtor Arif Hasani.

Ndryshe, Rafiz Aliti vjen nga Radusha e Shkupit ku në këtë fshat që gjendet në periferi të Shkupit në zgjedhjet e fundit parlamentare mezi siguroi 120 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat