LSDM: Qeveria ti dëmshpërblejë honoraristët

Maqedonia

LSDM: Qeveria ti dëmshpërblejë honoraristët

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:56

LSDM-ja kërkon që pushteti ti dëmshpërblejë të gjithë qytetarët të cilët deri më tani rregullisht i kanë paguar kontributet e imponuara për honoraristët, deklaroi Mila Carovska, kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale në LSDM, raporton Zhurnal.

LSDM i bën thirje Gjykatës Kushtetuese të prononcohet në lidhje me ndryshimet ligjore të cilat ishin antikushtetuese. Carovska u bëri thirje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë nga ndihma juridike për reealizimin e të drejtave të tyre lirimihsht mund t’iu drejtohen.

“Kjo do të jetë mësim se në të gjitha proceset e bartjes së ligjeve të reja, duhet patjetër të përfshihen qytetarët të cilët janë të prekur nga ajo problematikë, duke filluar nga përgatitja e ligjit, sepse vetëm ligjet e tilla mund të sigurojnë siguri juridike. Ngadalë por sigurt vjen koha kur Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja duhet patjetër të marrin përgjegjësi për politikat e gabuara me të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë i varfëruan qytetarët”, deklaroi Carovska.
Ajo theksoi se nën presionin e zgjedhjeve ose nga frika, pushteti i Gruevskit i tërheqi ligjet antikushtetuese për honoraristët.

“Insistimi dhe qëndrueshmëria e qytetarëve është për çdo respect dhe tregon se vetëm në atë mënyrë ndryshohen gjërat. Bashkë me qytetarët në shtatë muajt e kaluar treguam se ky ligj është i palogjikshëm dhe vendimi i djeshëm i qeverisë e vërtetoi të njëjtën. Në shtatë muajt e kaluar një numër i madh i qytetarëve morën honorare më të vogla dhe përsëri mbetën pa sigurim shëndetësor dhe social”, deklaroi Mila Carovska nga LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat