VMRO:LSDM-ja është përgjegjëse për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve

Maqedonia

VMRO:LSDM-ja është përgjegjëse për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:55

LSDM-ja sot po përpiqet që të shtiret si e brengosur për ndryshimet ligjore prej të cilave nuk ka dëm për shfrytëzuesit e honorarëve, reagon VMRO-DPMNE në konferencën e LSDM-së.
Në reagim thekson se përkundrazi me këtë ligj në periudhën e kaluar është mundësuar siguri sociale, sigurim pensional dhe shëndetësor i një grupi më të madh të personave të cilët punojnë për honorar.
“Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja me dy projektet të cilat ndërkohë i ka zbatuar, Maqedonia punëson me të cilin janë angazhuar mbi 4.000 persona të cilët në periudhë prej një deri në pesë vjet janë liruar nga pagesa e kontributeve dhe në të dytin me të cilin u bë transformimi i marrëdhënies së punës së një numri të madh të personave në kuadër të sektorit publik, pothuajse në tërësi e zgjodhi problemin e personave të cilët më parë kanë qenë të angazhuar me kontratë mbi vepër dhe kontratë autoriale. Që këtu me këto dy projekte është apsolvuar çështja e kontributeve të personave të cilët kanë pranuar honorar”, qëndron në reagim.
Në të nga VMRO-DPMNE-ja shtojnë se nëse LSDM në përgjithësi do të brengosej për standardin dhe të drejtat e punëtorëve arëherë nuk do ta zbatonin privatizimin kriminal dhe tranzicionin në të cilin i mbyllën 684 fabrika, ndërsa mbi 200.000 persona mbetën pa punë. Më pas qytetarët masovikisht janë varfëruar, ndërsa oligarkia partiake e LSDM-së e harxhonte buxhetin shoqëror dhe pasurohej.
VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM-ja është përgjegjëse për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve dhe standardit të qytetarëve përmes sjelljes së ligjeve të dëmshme.
“Nëse LSDM-ja me të vërtetë do të ishte e brengosur për të drejtat e punëtorëve, atëherë me privatizimin kriminal të cilin e zbatuan me ligj duhej t’i dëmshpërblejnë 200.000 punonjës të pushuar nga puna dhe të paktën edhe po aq të tjerë të cilët për shkak të ligjeve që i kanë sjellë është dëmtuar jeta dhe standardi i tyre”, qëndron në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat