Kryeministri Gruevski u bë "mbret" nga Bashkimi Evropan!

Maqedonia

Kryeministri Gruevski u bë "mbret" nga Bashkimi Evropan!

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 15:44

Bashkimi Evropian i ka dhënë shumë luks kryeministrit, Nikolla Gruevskit që gjatë 9 viteve të fundit sa është drejtues i qeverisë aktuale të merr në dorë gjitha institucionet e shtetit, presidencën, parlamentin, bankën nacionale, gjykatat, policinë, prokurorinë shkruan ZHURNAL e cila dëshmohet edhe në audio-regjistrimet që i publikoi lideri i opozitës maqedonase.

Zyrtarët e BE-së e kanë shikuar “mes gishtave” qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili që nga viti 2006 nuk bëri asnjë lëvizje për antarësim në BE, por e izoloi vendin para bashkësisë ndërkombëtare.

Gruevski edhe pse edhe ishte kategorik që emrin e Maqedonisë nuk do të ndërroj asnjëher dhe me këtë u vulos fati se nuk do të zgjidhet cështja e emrit me Greqin. Nga ana tjetër në këtë situatë Bashkimi Evropian qëndroi spektator pasiv dhe asnjëher serizoisht nuk ia tërhoqi vërejtjen Maqedonisë dhe t’i jep afate për përmbushjen e detyrimeve.

Sipas këtij komoditeti,kryeministri, Gruevski arriti që për 9 vite të instaloj njerëzit e VMRO-DPMNE-së në gjykat, polici, administratë, prokurori, bankën popullore dhe në të gjitha institucionet tjera shtetërore të Maqedonisë të cilët u dëshmuan edhe në aferën e përgjimeve ku ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov bënë emrimin e gjykatësve dhe prokurorëve në Maqedoni.

Bashkimi Evropian asnjëher nuk tregoi vendosshmërin e vet që të vendos tek e fundit edhe embargo ekonomike me qëllim që qeveria e kryeministrit, Nikolla Gruevski të ndryshoj kursin e vet dhe të mos i politizoj të gjitha institucionet shtetërore me prefiks të partisë së tij VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Maqedonia vazhdimisht mbështetet me kredi nga Banka Evropiane investuese i cili është institucion financiar i BE-së me seli në Luksemburg.
Qëllimi i kësaj banke është që ndihmon integrimin,zhvillimin e balansuar dhe kohezionin social dhe ekonomik të vendeve antare të BE-së. Misioni i kësaj banke është të ndihmoj qëllimet politike dhe zhvillmore përmes investimeve kapitale.
Tepër të palogjikshme janë edhe raportet vjetore të Komisionit Evropian për Maqedoninë ku thuhet se në vendin tonë ka gjyqësi selektive një termin që është tepër i butë sepse në Maqedoni nga “bombat” e Zaevit u dëshmua se Sasho Mijallkov emëron gjykatësit dhe prokurorët dhe ata nën dirigjimin e tij vendosën për rastin e burgosjes së Lube Boshkovskit, mbylljen e Televizionit A1, rasti Monstra ku u burgosën shqiptar të pafajshëm, vrasjen e gazetarit Mlladenov dhe të riut Neshkovski

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat