Zhdukja misterioze e 16 vjeçares në Shkup

Maqedonia

Zhdukja misterioze e 16 vjeçares në Shkup

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:43

Një vajzë 16 vjeçare sot është raportuar e zhdukur në stacionin Policor të Bit Pazarit në Shkup. Bëhet fjalë për një vajzë nga lagja e Bit Pazarit e cila para dy ditëve është zhdukur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Familjarët theksojnë se zhdukja e vajzës së saj është shumë misterioze dhe se ata nuk dijnë destinacionin se ku mund të ketë shkuar. Rasti është paraqitur nga nëna e saj, ndërsa policia ka nisur kërkimet e vajzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat