Maqedoni, sot temperaturat deri 42 gardë celsius

Maqedonia

Maqedoni, sot temperaturat deri 42 gardë celsius

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 11:26

Rajoni Ohër-Prespë, Jug-Vardar, dhe Osogovë-Maleshevë, sot do të përfshihen me temperatura të fazës portokalli, ndërsa rajonet tjera me temperatura nga fazë e verdhe, gjegjësisht alerte, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, duke iu referuar paralajmërimit të meteoalarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në rajonet në fazën portokalli parashihen temperatura më të larta nga të zakonshmet për këtë periudhë të vitit. Sipas DPHM temperatura e ditës do të lëviz prej 35 deri në 42 gradë Celsius, ndërsa UV indeksi do të arrijë 9.

Për shkak të paralajmërimeve për temperaturat nga faza portokalli në tre prej gjashtë rajoneve nëpër shtet, si dhe temperaturat e larta nëpër tërë vendit të cilat zgjasin në vazhdimësi nga periudha e kaluar, Qeveria dje në seancë në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë solli rekomandime shtesë për mbrojtje të popullatës nga temperaturat e larta.

Qeveria solli rekomandim për lirimin nga obligimet e punës të personave të cilët punojnë me orar të shkurtuar për shkak të arsyeve shëndetësore.

Njëherit rekomandohet të evitohet kryerja e aktiviteteve ndërtimore në ambient të hapur nga periudha prej orës 11 deri në orën 17 (për një orë më gjatë nga masa e deritanishme e cila kishte të bëjë në periudhën nga ora 12 deri në orën 17).

Këto shërbime me qasje të koordinuar është e nevojshme t'i detektojnë personat e vetmuar, me aftë të kufizuara, që t'u japin ndihmë të nevojshme me ushqim dhe ujë për pirje, përderisa për të pastrehët dhe fëmijët në rrugë të sigurojnë hapësira të klimatizuara ku do të qëndrojnë gjatë pjesë më të ngrohtë të ditës nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Gjithashtu, vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për lirim nga obligimet e punës të grave shtatzëna dhe personave të sëmurë klinik më të moshuar se 60 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat