Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimi!

Maqedonia

Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimi!

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 10:20

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev më nuk është në qendër të vëmendjes në Maqedoni.

Para nënshkrimit të marrëveshjes së 15 korrikut lideri maqedonas gjithë publicitetin që kishte me publikimin e bombave arriti të matrializoj në favor të partisë së tij LSDM.

Shqiptarët që i dhanë mbështetje pa rezervë, madje cdo ditë mbëshetnin politikën e partisë maqedonase u dëshpruan dhe nuk flasin më në opinion.

Kishte shumë shqiptar që pritnin rradhazi që të fotografoheshin me liderin maqedonas duke e prezantuar atë si figure embelmatike të demokracisë.

Mirpo pas 15 korrikut punët ndryshuan, LSDM-ja ia arriti qëllimit, ndërsa shqiptarët vetëm u keqpërdorën në mënyrën më të vrazhdë të mundshme dhe kanë urrejtje patologjike ndaj Zaevit për shkak se shumë premtime nuk I përmbushi për shqiptarët.

LSMD-ja në qeverin e përkohshme do të ketë disa ministra me të drejtë të vetos, do t’a udhëheqin ministrin e punëve të brendshme dhe do të caktojnë profesionist për prokuror special në Maqedoni dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve shkruan zhurnal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat