Aliti: Në BDI-në e Sarajit ka pakënaqësi nga sjellja e Musa Xhaferit

Maqedonia

Aliti: Në BDI-në e Sarajit ka pakënaqësi nga sjellja e Musa Xhaferit

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:45

Nënkryetari i Kuvendit Rafiz Aliti, njëherit kryetar aktual i degës së BDI-së në Saraj, thotë se shumë aktivistë janë të pakënaqur nga sjellja e zëvendëskryeminsitrit Musa Xhaferi ndaj kësaj dege. Haliti thotë se pakënaqësia është për shkak të mënyrës se si bëhen shkarkimet dhe emërimet e kuadrove nga dega e Sarajit.

“Reagime ka gjithandej nga aktivistë të degës, ndryshimet janë bë pa konsultim me degën. Janë të pakënaqur nga sjellja e Musa Xhaferit dhe atyre që krye në vete bëjnë emërime, pa konsultime me bazën”, deklaroi për “Lajm” Aliti.

Ai nuk mund të flasë prej tani për hapat që do të ndërmerren, duke bë me dije se për këtë cështje vendosin organet partiake.

“Është kërkesë e aktivistëve që të mblidhet aktivi politik i degës dhe të nmerren vendim se si do të veprohet më tutje. Për mënyrën dhe format do të vendosin organet kompetente partiake”, thotë Haliti duke paralajëmruar se lidhur me këtë problematikë do të bisedohet edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. hapat e mëtutjeshme.

Burime nga dega e Sarajit thonë se pakënaqësia është edhe për shkak se në katër konkurset e fundit në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) nuk është punësuar asnjë ish ushtarë i UCK-së nga Saraji.

Xhaferi i mohon akuzat duke thënë se vendimet për emërime dhe shkarkime nuk i bën kokë më vete, por në konsultim me organet kompetente partiake, siç edhe parasheh statuti i partisë.

“Ajo çka është më kryesorja unë asgjë nuk bëj pa i konsultuar anëtarët e kryesisë dhe kryetarin e partisë. Nuk nëhet fjalë për anashkalim. Janë dilema tjera nëse kryetari i degës në aspektin statutar ka kompetenca të plota për emërime dhe shkarkime, por ajo është çështje tjetër. Baza gjithsesi duhet të konsultohet, mirëpo në fund të fundit organi më i lartë është kryetari i partisë”, deklaroi për “Lajm”, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat