Nëse duhet BE dhe SHBA do të japin ndihmë më të madhe për prokurorin special

Maqedonia

Nëse duhet BE dhe SHBA do të japin ndihmë më të madhe për prokurorin special

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 21:38

Bashkimi Evropian do të siguroje çdo lloj ndihme nëse është e nevojshme për t`u formuar një prokuror special i cili duhet t`i hetoje bisedat e përgjuara, u përgjigj Maja Kocijancic, zëdhënëse e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
“Në marrëveshjen politike thuhet se deri me 15 shtator të vitit 2015 duhet që të ketë prokuror të ri special i cili do të ketë autonomi të plot për t`i udhëhequr hetimet që dolën nga bisedat e përgjuara. Prokurori publik do të emërohet me marrëveshje nga partitë nënshkruese të marrëveshjes.
Partitë duhet që të merren vesh për qasjen pas së cilës duhet të emërohet prokurori special.
BE do të siguroje ndihmesë dhe këshilla nëse është e nevojshme, duke e përfshirë edhe mekanizmin aktual të lehtësimit të BE-së ( grupi punues ), por presim nga partitë që të ndërmarrin edhe hapat e nevojshme për implementimin adekuat të kësaj pjese të rëndësishme nga marrëveshja politike”, deklaroi dje për Vest, Maja Kocinancic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat