VMRO u fut në kampanjë parazgjedhore

Maqedonia

VMRO u fut në kampanjë parazgjedhore

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 21:37

A u fut qeveria në kampanjë parazgjedhore më hapat e fundit të uljes së dënimeve për qytetarët, uljen e dënimeve për firmat, ndalimin e lustracionit dhe ndërprerjen e ligjit për kontribute për honoraret? Për Bojan Maricic, drejtor ekzekutiv i MCEO, ky është një tentim i pushtetit për t`i rehabilituar politikat e këqija në vitet e fundit me qëllim që të marre pozicione më të mira para zgjedhjeve.
Sipas profesorit Vladimir Bozhinovski, në këtë mënyrë qeveria po tregohet e ndjeshme ndaj reagimeve të qytetarëve, por njashtu vërteton se ligji e arriti qëllimin dhe i ndaloi arsyet për qëndrimin e saj në fuqi.
Vlerësimeve të Maricic se në këtë mënyrë pushteti po defokuson çështjet e vërteta me të cilat duhet të përballet pas marrëveshjes nga Przhino, Bozhinovski theksoi se ky hap nuk është aspak i lidhur me bisedimet dhe situatën aktuale politike.
Edhe ministri Todorov në pres konferencën e djeshme, informoi për mjetet e reja për spitalin e Velesit, dhe i pyetur nga gazetarët nëse partia jo zyrtarisht ka nisur me kampanjën parazgjedhore, ai u përgjigj se po bëjnë aktivitete të përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat