PL: Qeveria ishte e shurdhër, ndërsa tani e ndaloi ligjin për honorare

Maqedonia

PL: Qeveria ishte e shurdhër, ndërsa tani e ndaloi ligjin për honorare

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 21:36

Partia Liberale reagoi ndaj vendimit të qeverisë për ndërprerjen e ligjit për kontribute ndaj honorarëve. Sipas kësaj partie koha e sjelljes së këtij vendimi fsheh qëllime politike.
“Qeveria para disa kohësh ishte e shurdhër ndaj kërkesave dhe protestave dhe sugjerimeve të honoraristëve, të Partisë liberale dhe opinionit në tërësi, ndërsa tani vetëm pas gjashtë muajve nga aplikimi i ligjit, për të njëjtin ligj, qeveria kërkon nga Parlamenti që ta ndërpres ligjin me një sqarim të pa argumentuar.
Për t`u arritur efekte pozitive për të gjithë mendojmë se në të ardhmen kjo sferë duhet të përfshihet dhe rregullohet me një analizë më të zgjeruar dhe në bashkëpunim me shoqërinë e biznesit dhe punëtorët me honorar”, porositën nga Partia liberale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat