Orav: Kritike më duket zgjedhja e ministrit të punëve të brendshme

Maqedonia

Orav: Kritike më duket zgjedhja e ministrit të punëve të brendshme

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 21:34

Sipas euro ambasadorit Aivo Orav, çështjet më kritike nga marrëveshja politike janë emërimet e prokurorit special publik dhe njeriut të parë të MPB.
U humb shumë kohë për vendin. “Por, përfundimisht është kontraktuar dhe shpresoj se ky është fundi i krizës politike, që nisi me 24 dhjetor të vitit 2012. Tani keni marrëveshje, kemi edhe ne, dhe shpresoj se marrëveshja përsëri do ta hap rrugën e vendit për BE dhe në NATO”, porositi Orav.
Sipas Orav ka shumë çështje kritike në marrëveshje që partitë munden t`i interpretojnë në mënyra të ndryshme, prej të cilave njëra prej tyre është edhe prokurori special.
“Prokurori special me një autonomi të plotë duhet që të emërohet deri me 15 shtator. Shpresoj se partitë do të gjejnë zgjidhje vet, por nëse ka nevojë do të ndihmojmë përsëri. Si çështje kritike është edhe data 20 tetor, kur duhet që të emërohen dy ministra të rinj dhe pesë zëvendës ministra. Më kritike më duket çështja e ministrit të punëve të brendshme”, deklaroi ambasadori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat