Ibraimovski: Zotëri Stavrevski, ju jeni kreator të ligjeve ping pong

Maqedonia

Ibraimovski: Zotëri Stavrevski, ju jeni kreator të ligjeve ping pong

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 21:33

Lideri i Partisë për emancipim të tërësishëm të romëve (PCER), Samka Ibraimovski, u paraqit me reagim pas vendimit për ndërprerjen e ligjit për honoraret.
Kërkoi përgjegjësi nga zëvendës kryeministri Stavrevski, ndërsa paralajmëroi edhe padi penale pasi që do të zgjidhet prokurori special publik.
“Pse po luani me popullin? Me cilën të drejt po luani me paratë e popullit dhe po bëni ç`të doni? Për paratë e harxhuara për sjelljen e këtij ligji duhet të jepni përgjegjësi, zotëri Stavrevski, ju jeni kreator i ligjeve ping pong.
Për seancat e mbajtura në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, për angazhimin e policisë në protestat kundër ligjit për honoraret, për harxhimet ju duhet të paguani.”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e Samka Ibraimovskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat