Shilegov: Ligjin për honoraret, Gruevski e ndryshoi për ushtarët e tij partiak

Maqedonia

Shilegov: Ligjin për honoraret, Gruevski e ndryshoi për ushtarët e tij partiak

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:43

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, ndryshimin e Ligjit për honoraret, ose ndërprerjen e tij, e komentoi si një shans për t`i punësuar më lehtë ushtarët e tij partiak.
“Nuk mendoj se Ligji për honoraret ndërpritet për shkak të asaj që kanë mësuar diçka në ndërkohë. E as që duan t`i shkojnë për qejfi dikujt që ishte kundër këtij ligji, pasi që është e qartë se nuk e kanë dert mendimin e huaj.
Duhet që ta ulin çmimin e punësimit të ushtarëve të tyre partiak para zgjedhjeve parlamentare, prandaj edhe e kanë ndërprerë këtë ligj”, shkroi Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat