Rilkoski në takimin e grupeve punuese

Maqedonia

Rilkoski në takimin e grupeve punuese

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:42

Grupet punuese të katër partive politike për implementimin e Marrëveshjes nga Przhino sot do të diskutojnë për Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, ndërsa duke gjykuar nga takimi në Klubin e deputetëve, në takim po merr pjesë edhe kryetari i Komisionit, Nikolla Rilkoski.
Takimi nisi para pak kohësh, ndërsa partitë i përfaqësuan anëtarët e njëjtë të grupeve punuese.
Nga LSDM përfaqësues ishin Radmila Shekerinska dhe Damjan Mancevski, të cilëve sot iu bashkëngjit edhe Cvetanka Ivanova, përderisa përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së janë Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov.
Përfaqësues nga BDI-ja janë Musa Xhafer, Artan Grubi dhe Fatmir Besimi, përderisa nga PDSH-ja janë Imer Aliu, Bekim Fazliu dhe Luan Tresi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat