Nesër hapet çështja e Prokurorit publik special?

Maqedonia

Nesër hapet çështja e Prokurorit publik special?

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 13:48

Grupet e punës të katër partive politike në takimin e nesërm pritet të hapin çështjen lidhur me emërimin, autorizimet, ndryshimet ligjore dhe ingerencat që kanë të bëjnë me Prokurorin publik special i cili që nga shtatori duhet të fillojë hetimet me aferën e përgjimet.

Jozyrtarisht mësohet se kjo nuk do të thotë se do të fillojë propozimi i emrave të mundshëm për kandidatë, por do të diskutohet rreth ndryshimeve ligjore, ingerencat dhe obligimet e prokurorit publik special i cili del nga protokolli i Marrëveshjes së 15 korrikut.

Sipas burimeve të njëjta grupet e punës do të duhet të precizojnë konkretisht edhe atë se çfarë duhet të hetojë Prokurori publik special. Nga ana tjetër përfaqësuesit e partive deri më tani konkretisht kanë diskutuar për modalitetet për pastrimin e Listës zgjedhore.

Në takimin që u mbajt ditë më parë pritej që përfaqësuesit e partive të dalin me qëndrimet e tyre rreth votimit të diasporës me propozime të tyre, se si vota e diasporës të peshojë njëjtë me votën e votuesve në vend.

Ndryshe, përfaqësuesit e grupeve të punës i pret ndërmjetësi i Komisionit Evropian (KE), eksperti belg Piter Vanhaute, transmeton Zhurnal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat