Gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë mbi 60 vjet, lirohen nga puna deri më 4 gusht

Maqedonia

Gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë mbi 60 vjet, lirohen nga puna deri më 4 gusht

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:12

Deri më 4 gusht do të vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për lirimin nga obligimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronik mbi 60 vjet, si dhe rekomandimet që të shmangen aktivitet ndërtimore në ambient të hapur në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 17:00, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Vazhdimi i rekomandimeve, të cilat ishin të vlefshme edhe javën e kaluar (nga 22 deri më 28 korrik) është për shkak të paralajmërimit të meteoalarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ¬ se deri në fund të javës do të vazhdojnë temperaturat e larta mbi 40 gradë.
Ministria thekson se në periudhën në vijim në vazhdimësi do të ndiqet gjendja dhe do të merren masa të nevojshme sipas kushteve të motit.

Ministria e Shëndetësisë përkujton në rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, në pajtim me Planin e akcizës për mbrojtje nga valët e ngrohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat