Moti sot me temperaturat më ekstreme gjatë kësaj vere

Maqedonia

Moti sot me temperaturat më ekstreme gjatë kësaj vere

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:11

Sot në Maqedoni do të jetë dita me e nxehtë gjatë kësaj vere. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 15 deri 22 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 34 deri 41 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryejë një erë e lehtë nga pjesa jugore. Në Shkup do të mbajë mot i ngjajshëm me temperature mbi 40 gradë.

Edhe të enjten do të jetë një masë e ngrohtë me temperatura në më shumë vende prej 35 gradëve, ndërsa në rajonin e Vardarit mbi 40 gradë. Gjatë mbrëmjes do të ketë ndryshim të motit dhe mundësi për reshje të shiut. Ulje minimale të temperaturave pritet edhe gjatë të premtes, të shoqëruara me reshje të shiut në disa pjesë të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat