Kovacevski: Bujqit në Pellagoni ngelën pa ujë pasi që VMRO nuk po ka veshë!

Maqedonia

Kovacevski: Bujqit në Pellagoni ngelën pa ujë pasi që VMRO nuk po ka veshë!

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 07:43

Nga dje bujqit në Pellagoni nuk kanë asnjë pikë ujë, për shkak të së cilës me të drejtë janë të shqetësuar për farën dhe ekzistencën. T`i ndërmerrte masat e vërteta pushteti, të cilat po i përmendim, kjo katastrofë nuk dot ndodhte, porositi sot në pres konferencë Vasko Kovacevski, deputet dhe kryetar i LSDM-së për në Manastir.

“ Atë të cilën vazhdimisht po e përmendim dhe prej të cilës kemi frikë, fatkeqësisht u bë realitet. Nga muaji shkurt, kur u paraqitën problemet në rajonin e Pellagonisë, deri më tani kompetentët nga pushteti i VMRO-DPMNE-së nuk ndërmorën asgjë për t`i zgjidhur problemet.

Për shkak të kësaj, prej dje është i mbyllur kanali kryesor prej të cilës furnizohet me ujë qyteti i Manastirit, bujqit në Pellagoni, ndërsa ujë shfrytëzohet edhe nga kombinati energjetik REK Manastiri. Në këto nxehtësi prej dje pa asnjë pikë ujë ngelën bujqit në Manastir, të cilët periudhën e kaluar e kaluan me restrikcione dhe me një presion të vogël të ujit”, theksoi Kovacevski.

Ai porositi se përgjegjësia e situatës së re është e VMRO-DPMNE-së dhe kuadrove të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat