RDK, BDI tradhti kombëtare USHT-së

Maqedonia

RDK, BDI tradhti kombëtare USHT-së

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 20:23

Ka reaguar edhe RDK-ja. Nga kjo parti hapjen e një universiteti të ri e cilësojnë si tradhti kombëtare ndaj institucionit të vetëm kombëtarë shqiptarë, USHT-së, ku për 20 vite radhazi është bërë një sakrificë e madhe kombëtare, edhe me jetë njerëzish.

“RDK vlerëson se ideja e BDI-së do të ishte e sinqertë vetëm nëse ndërmerrte iniciativë për rregullimin njëherë e përgjithmonë të USHT-së që tani numëron më shumë se 20 mijë studentë. Sakrifica dhe mundi 20 vjeçar i kësaj vatre arsimore kërkon angazhimin e gjithë subjekteve politike për përmirësimin e cilësisë duke e eliminuar tërësisht partizimin e kësaj vatre arsimore”, theksojnë nga RDK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat